top of page

Mirela Biba është një avokate me eksperiencë në të Drejtat e Njeriut dhe praktikat tregtare dhe të sipërmarrjes. Znj. Biba e ka nisur karrierën duke punuar për EPSA si juriste.


Karriera e znj. Biba është e fokusuar në të drejtën tregtare duke e nisur karrierën si asistente dhe më tej si drejtuese e departamentit ligjor në sektorin privat. Gjatë vitit 2013, znj. Biba u fokusua në çështjet e të       Drejtave të Njeriut. Znj. Biba është angazhuar për plot 6 vjet si specialiste në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve pranë Minibashkisë Nr. 8 duke asistuar fëmijët dhe familjet e tyre në çështjet sociale.

Në përfundim të studimeve të larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, znj. Biba ka krijuar ekperiencën e saj mediatike duke punuar si moderatore dhe reportere në “+2 Radio” dhe botuar një sërë artikush profesional në media të ndryshme.

contact
bottom of page